Turqishtja si gjuhë e dytë, nxënësit pro dhe kundër
“Kërkohet nga ana juaj të dhënat për numrin e kërkesave të nxënësve për të mësuar turqishten si gjuhë e huaj, si lëndë me zgjedhje”.
Ky është mesazhi që u është dërguar drejtuesve dhe mësuesve të shkollave 9 vjeçare një ditë pas vizitës së presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan në vendin tonë.
Nxënës dhe prindër kanë mendime të ndryshme nëse duan që turqishtja të jetë gjuhë e huaj e dytë.
“Më duket shumë gjuhë e lezetshme, por pak e vështirë”, u shpreh një nxënëse. “Unë mendoj që gjuha turke mund të na shërbejë për të ikur jashtë shtetit dhe për të krijuar një jetë më të mirë”, tha një tjetër.
“Fëmijët s’po mësojnë dot shqipen, jo më turken”, u shpreh një prind. Nuk munguan edhe ironitë nga qytetarët.
“Të mësojnë turqisht edhe gjuhë afgane edhe gjuhë persiane”, tha një qytetar.
Ministria e Arsimit nuk ka ende një përgjigje se cili ka qenë rezultati i pyetësorit për prindërit e nxënësve të ciklit të lartë të arsimit 9-vjeçar në lidhje me përzgjedhjen e turqishtes si gjuhë e dytë e huaj.
Por, në mars të vitit të kaluar qeveritë e dy vendeve kanë firmosur marrëveshje që parashikon dhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqiptare dhe gjuhës shqipe në shkollat turke.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës