Tushemishti nuk zgjidhet nga turistët, fshati turistik përjeton sezon i vështirë
Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti një nga fshatrat më piktoreskë dhe më të frekuentuar të Pogradecit po përballet me një rënie të ndjeshme të numrit të vizitorëve.
Operatorët turistikë të zonës, përfshirë hotelet, restorantet dhe bizneset e tjera të lidhura me turizmin, shprehin shqetësimin e tyre, duke theksuar se këtë verë fluksi i pushuesve ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.
Sipas tyre, shkaku kryesor i kësaj situate lidhet me punimet që po zhvillohen në zonën e Drilonit dhe përgjatë rrugës hyrëse për në Tushemisht, të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullim dhe kanë penguar ardhjen e turistëve.
Tushemishti, i njohur për bukuritë natyrore dhe historinë e pasur ku veçohet figura ikonike e Teto Ollgës po përjeton një sezon të vështirë ekonomikisht.
Ndërkohë, një pamje ndryshe paraqitet në qytetin e Pogradecit, ku kapacitetet hoteliere janë thuajse të gjitha të rezervuara dhe qyteti po përjeton një rritje të dukshme të numrit të turistëve.
LEXO GJIITHASHTU:
Task-forca zbret në plazhet e Pogradecit, kontrolle për zaptimin e bregliqenit
Eurostat: Shqiptarët në krye për orët e punës, mesatarja tejkalon vendet e BE-së
Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 18:59 Shpërthim i ri i norovirusit në Alaskë, 100 pasagjerë të një anijeje shfaqin simptoma
- 18:57 Shtëpia-galeri në Librazhd, Agim Jaupaj piktori i nudove në Librazhd me mbi 250 vepra arti (FOTO)
- 18:51 Marrëveshja SHBA-Iran, më shumë se 640,000 libanezë të zhvendosur u kthyen në shtëpi
- 18:41 Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei