Tusk në Shkup, mesazhe pozitive për hapjen e negociatave

17 Shtator 2019 | 13:04

Presidenti i Këshillit Evropian solli sinjale pozitive në Shkup, sa i përket procesit integrues të Maqedonisë së Veriut. Ai tha se Maqedonia e Veriut në dy vitet e fundit ka kryer gjithçka është kërkuar prej saj për fillimin e bisedimeve qasëse me BE-në.

“Vendi juaj bëri gjithçka. Dua të jem i qartë se në Bruksel nuk ka mëdyshje, sa i përket detyrimeve tuaja politike rreth sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit”, tha Tusk gjatë takimit me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Zaev, nga ana tjetër, e falënderoi Tuskun për mbështetjen ndaj procesit integrues të Maqedonisë së Veriut dhe tha se pret që fillimi i bisedimeve të ndodhë gjatë mandatit të Tuskut në krye të Këshillit Evropian.

Mandati i Tuskut skadon më 1 dhjetor, ndërsa vendimi për hapjen ose jo të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pritet të merret më 18 tetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026