“Ty të duhen mercenarët”, Noka i kthehet Klosit pas grushtit: Harroje, unë do luftoj

30 Tetor 2023 | 21:37

Deputeti i PD, Flamur Noka dhe ai i PS Blendi debatuan në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me aksionin e opozitës sot në Kuvend që përfundoi në konfrontim fizik me0 deputetët e mazhorancës.

Noka u shpreh se është e papranueshme që mazhoranca në Kuvend t’i diktojë opozitës kryetarin e partisë apo kryetarin e grupit. Sipas tij, shumicës i duhen mercenarë si Basha apo Alibeaj, por opozita do të luftojë për të fituar të drejtat që i takojnë me ligj në Parlament.

“Ti merr përsipër të na caktosh kryetarin e partisë, kryetarin e grupit dhe të jesh Kushtetuta, kur unë si grup parlamentar që drejtohet nga Gazment Bardhi jo Lulzim Basha. Ty si pushtet të duhen mercenarë, Basha dhe Alibasha janë mercenarë të Ramës. Provat janë që po bëni gjithçka për të zhbërë opozitën unë do luftoj. Mua më keni shpallur armik me kohë, jo ne ata që regjimi i njeh akoma si deputetë të PD kanë firmosur për përbërjen e një komisioni parlamentar”, ta Noka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026