U abuzua nga miku i familjes, gazetari jep detaje nga krimi: Çfarë dëshmoi e mitura
Një ngjarje e rëndë u zbulua ditën e djeshme në Lezhë, 38-vjeçari Simon Gjoka kryente marrëdhënie seksuale prej më shumë se një viti me një 13-vjeçare.
Këto detaje u gjetën në telefonin e 38-vjeçarit, i cili ishte arrestuar për një rast krejt tjetër, të vjedhjes së dyshuar të bagëtive. Por, në telefon, iu gjetën biseda, fotografi dhe video intime me të miturën, e cila është vajza e një gruaje invalide me të cilën Simon Gjoka kishte marrëdhënie miqësore.
Për të zbuluar më shumë detaje nga kjo ngjarje e rëndë ishte i ftuar në emisionin “People” në Eronews Albania gazetari Martin Marku.
Ai tha se vajza në dëshminë e saj ka konfimuar se ka kryer marrëdhënie me Simon Gjokën.
“Ajo ka dhënë dëshminë e saj në prezencë të psikologes dhe nënës së saj. Ajo e ka pohuar se ka kryer marrëdhënie me 38-vjeçarin. Videot e kanë provuar një gjë të tillë. Gjithashtu duket se 38-vjeçari ka shfrytëzuar marrëdhëniet miqësore me të afërmit e të miturës. Një detaj tjetër është se ka dyshime që vajza mund të jetë prezantuar nga 38-vjeçari edhe me miq të tij, ndaj ka dyshime se mund të jetë shfrytëzuar për prostitucion”,-tha gazetari.
Gazetari tha gjithashtu se ndonëse 38-vjeçari ka mohuar kategorikisht të ketë kryer marrëdhënie me të miturën, vetë 13-vjeçarja ka deklaruar në dëshminë e saj se ata kanë pasur marrëdhënie që prej një viti, pra kur e mitura ka qenë 12 vjeçe.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 20:06 Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim