U akuzua për falsifikim të dokumenteve/ GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Suela Zhegun

9 Nëntor 2020 | 12:48

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për mos-fillim të procedimit penal ndaj komisioners së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Suela Zhegu. Prokuroria e Posaçme kishte vendosur që të mos fillonte procedimin penal me argumentin se nuk ka elementë të veprës penale.

Anëtarja e KPK-së u kallëzua në SPAK nga ish-gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, i cili e akuzonte Zhegun për falsifikim të dokumenteve dhe kërkonte që të pezullohej nga detyra.

Malaj i kërkoi SPAK që të hetojë Suela Zhegun pasi kjo e fundit është paditur nga të afërmit e saj për mashtrim dhe përvetësim të pasurive që nuk i përkasin asaj.

Sipas gjyqtarit Alaudin Malaj, edhe bashkëshorti i anëtares së Vettingut është hetuar dhe dënuar disa herë, mes tyre dhe ndalime për “Mosbindje të urdhrit ndaj punonjësit të Policisë”, për të cilat kanë nisur hetime në Tiranë dhe Durrës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026