U arrestuan për spiunazh, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit në Kosovë

7 Qershor 2024 | 07:03

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar të enjten masën e paraburgimit prej një muaji dy burrave, të cilët u arrestuan një ditë më parë nën dyshimin për spiunazh.

Në një njoftim për media të enjten vonë, gjykata tha se gjyqtari e pranoi si të bazuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.SH dhe M.Q, të dyshuar për spiunazh.

“Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi nëse të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të jenë të paarritshëm për procedurën penale, dhe ka rrezik të ikjes. Po ashtu, gjykata vlerësoi se, nëse të pandehurit do të jenë në liri, mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale, ose do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Kosovës bëri të ditur më 5 qershor se dy shtetasit kosovarë u arrestuan pas një hetimi disamujor dhe se i ngarkon ata me veprën penale “spiunazh”.

Ndërkohë, Policia e Kosovës konfiskuar armë, municione dhe maska ushtarake gazi në dy lokacionet e ku u arrestuan këta dy të dyshuar në Ferizaj.

Gjykata Themelore tha të enjten se ndaj të pandehurit M.Q. e caktoi masën prej një muaji paraburgim edhe për shkak të një vepre të dytë penale me të cilën ngarkohet ai, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Ajo tha se palët kanë të drejtë të ankohen kundër aktvendimit të gjykatës.

Autoritetet kosovare nuk kanë dhënë hollësi për këtë rast.

Por, mediat lokale raportuan se personat e ndaluar dyshohet se kanë spiunuar për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), shkruan REL.

Në një reagim të mërkurën, BIA-ja tha se e mohon “çdo lidhje me personat e arrestuar në Kosovë”.

BIA-ja shtoi se bëhet fjalë për “përpjekjet e Prishtinës për përhapjen e lajmeve të rreme, se janë dy persona me iniciale B.SH dhe M.Q., të cilët janë arrestuar të mërkurën në Ferizaj me akuzën se kanë kryer vepër penale të spiunazhit në marrëdhënie bashkëpunimi me Agjencinë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

Në pak sekonda mund ta zgjedhësh qytetin. Më pas kombësinë, moshën, gjatësinë, peshën, ngjyrën e flokëve dhe të syve, e madje edhe preferencat seksuale. Mjafton...
07:47 | 22/07/2026

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026