“U bë det brenda shtëpisë!”, banorët e Katundit të Ri flasin pas përmbytjeve nga lumi Erzen

10 Janar 2026 | 11:56

Dalja nga shtrati e lumit Erzen ka shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të Durrësit. Më të prekura janë Katundi i Ri dhe Sukthi, ku për dy ditë me radhë qindra banesa, dhjetëra biznese dhe rreth 2,500 hektarë tokë bujqësore kanë qenë nën ujë.

Edhe pse uji është tërhequr mëngjesin e kësaj të shtune, pasojat e përmbytjes mbeten evidente. Banorët e Katundit të Ri tregojnë dëmet e shkaktuara, duke e cilësuar përmbytjen si katastrofike.

“Në këtë nivel nuk ka pasur asnjëherë. Uji ka hyrë rreth 50 centimetra brenda shtëpisë. Frigoriferi, lavatriçja, gjithçka është prishur,” thotë një banor i zonës.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për vlerësimin e dëmeve dhe mbështetje konkrete, pasi shumë familje kanë mbetur pa kushte minimale jetese.

“Na ka dëmtuar 100 për qind. Nuk ka lënë asnjë shtëpi pa dëmtuar. Janë prishur orenditë, divanet, gjithçka. Në zdrukthtari janë dëmtuar makineritë. Kur u zgjuam nga gjumi, ishte bërë det, nuk mund të bëje asgjë. Kjo ka qenë shumë më e madhe se përmbytjet e tjera. Ende nuk ka ardhur askush për të vlerësuar dëmet,” thotë një tjetër banor.

https://streamable.com/lv8oa9
https://streamable.com/r3gzhj
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026