U bllokua nga një stuhi bore, 81-vjeçari mbijetoi një javë duke ngrënë biskota
Instikti i mbijetesës dhe seriali televiziv “Survivor”, i shpëtuan jetën një 81-vjeçari në Kaliforni. Jerry Jouret ishte nisur për në shtëpinë e familjes së tij në Nevada, një udhëtim që do të zgjaste 4 orë, por që i mori thuajse një javë, pasi makina e tij u bllokua nga një stuhi bore.
Me gjithë situatën e vështirë që u gjend, 81-vjeçarin nuk e zuri paniku por vuri në praktik atë që kishte mësuar nga seriali “Survivor”.
Sipas BBC, Jerry ishte ngrohur me një jorgan të hollë dhe një peshqirë që kishte gjetur në makinë. Ai arriti të ruante baterinë e makinës për tre ditë e gjysmë duke u kujdesur që ta fikte makinën në mënyrë periodike.
81-vjeçari kishte arritur të mijetonte në mes të borës duke konsumuar biskotat dhe brioshët që kishte me vete ndërsa për të shuar etjen ai zgjatej jashtë makinës dhe hante borë.
Familjarët e tij i kishin humbur shpresat se do të mund ta gjenin. Por telefoni i tij u gjurmua dhe u desh ndihma e helikopterit për ta shpëtuar të moshuarin, i cili u dërgua menjëherë në spital ku pas analizave panë që shenjat e tij jetësore ishin tërësisht normale.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë