U dashurua me kamerën që 16-vjeç, rrëfehet operatorja e parë vajzë në Shqipëri
Sonja Mamaqi, operatorja e parë vajzë në Shqipëri që u dashurua me kamerën që në moshën 16-vjeç, ka ardhur në një rrëfim ndryshe për ‘Real People’ në Euronews Albania.
Ajo tha se u fut operatore falë ndihmës që i dha i ati, ndërsa shtoi se asokohe paragjykohej shumë për punën që bënte pasi ishte vajzë.
Më tej theksoi se kishte konkurrencë mes kolegëve dhe se kur përfundoi një kurs asaj dhe shoqes saj nuk i dhanë titull.
“Im atë ishte funksionar në atë kohë dhe unë ngulja këmbë o operatore o s’ka. Babi bisedoj me ish-drejtorin e Kinostudios dhe unë u futa aty. Më thanë që s’kemi parë femra operatore, e më thanë që duhet dhe një vajzë tjetër. Bota ishte shumë e egër, kishte konkurrencë dhe egoizëm. Kishte paragjykim dhe ndarje gjinore. Kur mbaruam kursin ne nuk na dhanë titullin , por kolegëve tanë po. Babai im ka qenë kryeredaktor i Zërit Popullit, dhe nëse nuk do ishte ai kurrë nuk do bëhesha operatore”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer