U kap me fara kanabisi, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

11 Prill 2024 | 10:17

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi është kapur në flagrancë teksa transportonte fara kanabisi.

në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilza 1” në fshatin Vilzë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke qarkulluar me motomjet, shtetasin V. P., 38 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën një qese me 625 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale farat e cannabisit dhe motomjeti i këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit,...
16:01 | 26/07/2026