U kapën me armë dhe municione arrestohen tre persona në Fier

7 Mars 2024 | 12:51

Tre persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Fierit këtë të enjte. ata akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe prodhim armësh.

Gjykata e Shkallës së parë ka dhënë vendimin “arrest me burg” për 3 personat, pasi u verifikua se këta shtetas mbanin dy armë të llojit Pistolet ‘Glock Austria’ 9 mm, në ambiente publike. Armët u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Njoftim i Prokurorisë së Fierit:

Tre persona arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Fier për Veprën Penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Fier, u dha masa e sigurimit “arrest në burg” ndaj tre shtetasve, B.K., B.A. dhe R.K. pasi janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, regjistroi procedimin penal për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal, pasi u konstatua se këta shtetas mbanin dy armë të llojit Pistolet ‘Glock Austria’ 9 mm, në ambiente publike. Armët u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Pas kryerjes së veprimeve paraprake, u kërkua në gjykatë, marrja e masave të sigurimit personal pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto shtetas, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal.

Në lidhje me këtë procedim, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier po vijohen hetimet në drejtim të përfshirjes së personave të tjerë apo rreth fakteve të tjera penale që mund të jenë konsumuar.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vazhdon me prioritet luftën kundër krimit dhe parandalimit të veprave penale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit

Ka përfunduar protesta qytetare e zhvilluar ditën e sotme përpara godinës së Kuvendit, një tubim ky i njoftuar vetëm një ditë më parë nga organizatorët....
12:06 | 27/07/2026

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026

Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar historike marrëveshjen që Kuvendi pritet të ratifikojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
10:44 | 27/07/2026