“U kënaqëm me bonusin, do blejmë bukë e ujë”-pensionistët bëjnë batuta…

3 Mars 2025 | 19:00

Këtë të hënë ka nisur shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Gjithësej, janë 730 400 të moshuar, brenda dhe jashtë vendit të cilët mund të tërheqin paratë në sportelet e  Postës Shqiptare ose në bankat tregtare, me bonusin e pranverës ata do të përfitojnë 5000 ose 10000 lekë më shumë se pensioni.

Të pyetur nga “People” në Euronews Albania nëse janë të kënaqur me këtë bonus, pensionistët janë shprehur se pensionet duhet të rriten pasi pensionistët nuk kanë nevojë të hanë apo të marrin ilaçe vetëm një herë në vit.

Pensionistja: 10000 lekë mora unë, kisha 13000 mu bën 23000, unë do i shpenzojë për ujë, bukë, drita, ilaçe, këto.

Gazetarja: Je e kënaqur?

Po e kënaqur nuk jam, të shtohet muaj për muaj do jem e kënaqur.

Pensionistja: Unë 5000 lekë mora bonus, ilaçe do marr.

Pensionisti: Kam 1 orë e ca në radhë.

Gazetarja Si do i shpenzoni?

Pensionisti: Me ilaçe dhe ushqime që të hamë.

Pensionisti: Unë erdha njëherë, po vij për herë të dytë, jam i verbër, nuk eci dot. Ky është problem i vazhdueshëm.

Gazetarja Sa do të përfitoni nga bonusi i pranverës?

Pensionisti: 5000 marr.

Gazetarja: Jeni i kënaqur?

Pensionisti: Po ç’i kënaqur, dil shiko çmimet në treg.

Gazetarja:Jeni i kënaqur?

Pensionisti: Hiç fare, pse njëherë në vit do hamë ne? Ne duam gjithnjë.

Gazetarja Si do i shpenzoni lekët?

Pensionisti: Me ilaçe.

Nuk kanë munguar as batutat nga pensionistët, njëri prej të cilëve shprehej se me bonusin e pranverës do bënte pushime në Borsh dhe në Gjirin e Lalzit, ndërsa një tjetër thoshte so do të martohej sërish.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026