U mbyt me 2 djemtë, miku i tij: T’i lajmë borxhet, ndihmoni vajzën dhe gruan
Elvis Halilaj, 55-vjeçari që u mbyt bashkë me dy djemtë e tij 13 dhe 16 vjeç në plazhin Vilë Bashtovë në Kavajë të dielën, ka lënë pas vajzën e tij dhe bashkëshorten. Pas vdekjes së tyre, gruaja dhe vajza e Elvis Halilajt përveç humbjes së madhe janë dhe në kushte të vështira ekonomike.
Albert Karaxha themeluesi i fondacionit “Për njerëzit në nevojë”, ka hapur një llogari në GOFUNDME, që shqiptarët që kanë mundësi të kontribuojnë për mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.
I ftuar në “Good Morning Albanians”, Karaxha i cili është edhe mik i viktimës tha se pse vendosi të ndërmerrte këtë hap dhe pse njerëzit duhet të kontribuojnë në këtë llogari. Ai tha se nuk e dinte që miku i tij ishte aq i varfër, pasi ai nuk i kishte treguar.
“Një mik më pyeti, pse po mblidhen lekët, ata kanë ndërruar jetë. I thash këto tre arsye, e para t’i lajmë ato borxhe që i kanë ngelur, e dyta për familjen e tij që është në këtë lloj gjendje. Për t’i krijuar disa të ardhura, se tashmë janë pa asnjë të ardhur, vajza e tij, bashkëshortja, prindërit. Ata janë pa asnjë të ardhur. Unë pretendoj që edhe shtëpinë t’ua ndërtojmë nga e para se çdo gjë që prekin tani i kujton këtë dhimbje”,-tha Albert Karaxha.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur