U paraqitën si italianë, arrestohen tre shtetas nga Sri Lanka në Qafë Thanë
Tre shtetas nga Sri Lanka janë arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre, është konstatuar se secili posedonte një leje qëndrimi në Itali, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Pas verifikimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve N. L., 57 vjeç, A. K., 51 vjeç, dhe K. W., 36 vjeç, të gjithë me banim në Sri Lanka. Ata akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Ndërkohë, në një rast të veçuar, strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. B., 37 vjeç, banues në fshatin Grabovicë, Pogradec. Ai u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Goricë, duke tentuar të kalonte ilegalisht kufirin shtetëror. Për të është nisur procedim penal për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale për të dy rastet janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion