U plagos në shpërthim, Indrit Losi: Familja nuk besoi në fjalët e mia, u zhgënjeva

1 Qershor 2024 | 19:11

Historia e Indrit Losit nga Durrësi është prekëse, por edhe frymëzuese njëkohësisht.

Ai rrëfen në “Real People” në Euronews Albania momentin që i ndryshoi jetën. Teksa kryente shërbimin ushtarak në vitin 1997, një ditë të diele, bashkë me një koleg u përfshinë në një aksident që i la pasoja të mëdha. Një ndezëse minash shpërtheu, ç’ka e hodhi Indritin mbi 20 metra larg.

Që nga ai moment ai ka pësuar dëmtime të mëdha në trup, ka humbur njërën dorë si dhe atë ç’ka e ka bërë më shumë të vuajë, shikimin.

Lëndimet fizike, humbja e shikimit dhe mungesa e drejtësisë për një kohë të gjatë për aksidentin që i ndodhi teksa kryente shërbimin ushtarak, janë disa nga arsyet që ja kanë bërë jetën të vështirë Indritit deri më sot.

Por pavarësisht këtyre, zhgënjimi më i madh pas aksidentit ishte mosbesimi i prindërve, të cilët nuk e besonin djalin e tyre se gjithçka ndodhi nuk ishte për faj të tij.

Indriti gjithsesi, edhe pse pas shumë vitesh, arriti të bindë familjarët dhe vuri drejtësinë në vend, duke dalë kundër edhe ish-eprorëve të tij në kohën e ushtrisë, të cilët kërkonin të shpëtonin reputacionin e tyre.

“Doja edhe 2 muaj të mbushja 19-vjeç. Vrasje është ajo që pësova herën e dytë nga shteti. E përfshin statusi i ushtarakut. Duhet të marrë dëmtim special dhe pension special. Këta ma mohuan, ma fshehën dhe nuk mora pension. Marr vetëm si i verbër dhe si invalid pune. Jam vrarë në 97-ën dhe e kam marrë në 2014. Ka qenë ditë e dielë. Kam qenë i lidhur me vëllain 21-vjeç, i cili ndërroi jetë në 2005.

E hidhura ime ishte kjo, se nuk më besonte familja. Unë i thoja jam vrarë në ngjarje aksidentale. Nuk besonin se dikush kishte folur keq sepse donte të mbronte veten e vetë, sepse rrezikonte burgun. Sepse ka ndodhur një ngjarje brenda territorit ushtarak. Ata jo pensionin që nuk ma dhanë, por edhe më baltosën.

Ti je vrarë me vetëdashje. Rri mos kërko asgjë se do të fusin në burg. Të gjithë pjesëtarët e familjes dhe rrethi familjar rreth e qark. Në 2014 që unë kërkova një dosje, mua nuk më dhanë. Atë të 97 nuk e gjeta dot. Shkoj në Komunë dhe kërkoj një fotokopje dhe aty zbuloj… Në procesverbal ishte shkruar që unë isha aksidentuar në ushtri, por ishte mohuar si e si të mbulonin veten e vetë”, tha Losi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026