U plagosën dy të rinj serbë, çfarë deklaroi nëna e njërit prej tyre për ngjarjen
Gazetarja Anduena Bajqinovci foli në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shtërpcë ku mbetën të plagosur dy të rinj serbë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tregoi deklaratën e të ëmës së njërit prej të plagosurve që sipas saj ushtari i Kosovës nuk ka qëlluar drejt të rinjve por në tokë.
Dy të rinjtë aktualisht mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Dy të plagosurit janë në gjendje stabël dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vet nëna e njërit prej të plagosurve ka folur për mediat serbe ku tregon se i dyshuari nuk ka shtënë në drejtim të individëve por në drejtim të tokës.
Ai ka qenë pjesëtar i forcave të sigurisë së Kosovës. I dyshuari para drejtësisë ka deklaruar se e ka bërë për vetëmbrojtje dhe nuk ka shtënë drejt të plagosurve. Ai ka qenë duke marrë rrugën drejt Brezovicës ku një grumbull njerëzish e kanë ndalur me veturë dhe e kanë sulmuar dhe ofenduar. Ushtari në mënyrë që t’i largojë ka shtënë disa herë në ajër dhe në tokë”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz
Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën
Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale