U propozua si kandidat për Bashkinë e Tiranës, reagon Ermal Hasimja

1 Tetor 2025 | 15:14

Ermal Hasimja ka reaguar pas përfshirjes së emrit të tij në listën e kandidatëve të opozitës për garën në Bashkinë e Tiranës.

Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Hasimja shprehet se ndihet i vlerësuar për këtë propozim, duke falënderuar ata që kanë hedhur apo mbështetur idenë e kandidimit të tij.

“Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falënderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë,” – u shpreh Hasimja.

Ai shtoi se një vendim do të merret vetëm në rast se i bëhet një propozim zyrtar.

“Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar, do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.”

Hasimja gjithashtu vlerësoi figurat e tjera të përmendura në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani, duke i cilësuar si kandidatë të denjë për opozitën.

“Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani, janë njerëz që i vlerësoj maksimalisht dhe që do të ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën,” – tha ai në reagimin e tij.

Këtë të mërkurë opozita njoftoi se ka dakordësuar për të pasur një kandidat të përbashkët. Hasimja është kandidaturë e propozuar nga Partia Mundësia sipas burimeve.

Teksa në takimin e sotëm me PD janë diskutuar edhe emra të tjerë si Edlira Çepani dhe Florjan Haçkaj.

Pritet të dilet me një emër final që do të garojë pwrballë Ogerta Manastirliut.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026