“U shkel Kushtetuta e Kosovës” Diplomati: Zgjedhjet në Veri dështim, ndikimi i Vuçiç

22 Prill 2024 | 10:53

Diplomati Blerim Canaj në një intervistë për Euronews Albania, ka komentuar referendumin e mbajtur të dielën në veri të Kosovës, për largimin nga detyra të katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe.

Ai theksoi se dështimi ishte i pritur, duke shtuar se Lista Serbe ka ende ndikim.

Mes tjerash Canaj tha se nëse ky ditën e djeshme u zhvillua referendum, ligjet e Kosovës dhe Kushtetuta e saj nuk njohin atë.

“Është pritur ky dështim. Kjo për Kosovën do të thotë se Lista Sërpska e ka ende ndikimin e saj. Kjo flet  dhe për sovranitetin e shtrirë të propaganduar nga qeveria Kurti, për shkak se zgjedhjet u mbajtën në disa baraka të improvizuara dhe jo nëpër shkolla sikur janë mbajtur gjithmonë. Duke pasur parasysh që lista Sërpska është dorë e zgjatur e Vuçiç në Kosovë automatikisht e shohim ndikimin e Vuçiç në këtë kontekst.

Natyrisht që ne do të vazhdojmë dhe më tutje më këtë status quo që e kemi në Veri, së paku dhe për një vit për shkak se vetëm pas një viti duhet të mbahen ato zgjedhje. Se a do të ketë pastaj kredon Kurti dhe qeveria që të flasin për kushtuetshmërinë  dhe mbrojtjen e saj është pikëpyetje. Nëse ky ishte një referendum, ligjet e Kosovës dhe Kushtetuta e saj nuk njeh referendum. Tani do ballafaqohemi me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për dorëheqje të kryetarëve të komunave. Nëse ata vazhdojnë të qëndrojnë në krye të komunave, prapë është një shkelje kushtetuese”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026