U vetëdorëzua në polici, GJKKO cakton masën e sigurisë arrest me burg për avokatin

5 Mars 2025 | 18:43

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë për shtetasin në kërkim Radovan Çela, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Avokati Radovan Çela ishte shpallur në kërkim për dosjen e “Toyota Yaris”.

Dosja në fjalë lidhet me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove të fshehura në dy automjete tip “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Në këtë një çështje janë përfshirë disa emra të njohur të drejtësisë shqiptare. SPAK ka ngritur akuza ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore, Erjona Dautaj, dhe Astrit Vladit, kushëri i Elvis Vladit, i cili është dënuar më herët për këtë çështje.

Sipas akuzës së SPAK, Radovan Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë. Konkretisht, ai akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama liston mësimet nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re politike...
12:40 | 24/07/2026

Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten

Gjatë mbledhjes së zgjeruar me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama u ndal te protesta e mbajtur për 55 ditë radhazi në Tiranë,...
12:31 | 24/07/2026

Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri, Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim të zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist dhe kabinetit qeveritar. Gjatë...
12:24 | 24/07/2026