U vra në krye të detyrës në Maliq, ministri Lamallari dhe Skënder Hita marrin pjesë në varrimin e efektivit Enea Mekolli
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, drejtori i AMP Klevis Qose kanë shkuar për ngushëllim te familja e efektivit Enea Mekolli, i cili u vra me armë zjarri në zonën malore të Lozhanit në Maliq nga Violand Braçellari.
Zyrtarë të politikës morën pjesë në varrim në nder të efektivit duke e përcjellë me nderime dhe duke i dhënë familjarëve të tij flamurin shqiptar, kapele dhe cerefikatën e Dëshmorit të Atdheut.
Familja e efektivit ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në varrezat e dëshmorëve, siç e parashikon statusi për dëshmorët e atdheut por në fshatin e tij.
Niko Peleshi, kryeparlamentari gjithashtu ka marr pjesë në lamtumirën e fundit të Enea Mekollit.
Ngjarja ndodhi kur gjashtë efektivë të Shqiponjave u nisën me një furgon për të arrestuar të shumëkërkuar Violand Braçellari, por ky i fundit hapi zjarr duke lënë të vdekur me një plumb në kokë efektivin Enea Mekolli dhe duke plagosur kolegun e tij, Edison Adri, me dy plumba në kokë e qafë.
Gjatë ditë së sotme ministri Lamallari gjithashtu ndau një mesazh të cilin mbajti në nder të efektivit gjatë varrimit.
“E veshi uniformën me dinjitet dhe e nderoi atë me sakrificën më të lartë. Mbrojti rendin dhe sigurinë e qytetarëve me ndershmëri, guxim dhe përkushtim deri në frymën e fundit. Emri i tij do të mbetet i gdhendur në kujtesën e Policisë së Shtetit dhe në historinë e atyre që zgjodhën t’i shërbejnë Shqipërisë me uniformë. Nderim i përjetshëm për Dëshmorin e Atdheut, Enea Mekolli”, shkruan Lamallari.
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale