“U vra nga serbët kur do shkonte në shkollë”, skulptori: Pse i bëra bust 7-vjeçarit
Leotrim Ahmetaj e humbi jetën e tij kur ishte vetëm 7-vjeç pasi një granatë e lëshuar nga forcat serbe ra në oborrin e shtëpisë së tij, por historia e tij do të mbetet e gdhendur gjithnjë falë një shtatorja të krijuar nga Sabri Behramaj.
Si një dëshmi e vuajtjes dhe qendresës së shumë shqiptarëve të Kosovës, kjo shtatore e vendosur në komunën e Skenderajt është përuruar këtë të martë.
Skulptori Sabri Behramaj tha se zgjodhi të gdhendte Leotrimin për shkak të rrëfimit rrëqethës të nënës së vogëlushit.
“Kosova ka shumë ngjarje, histori, vuajtje, por ajo që më ka prekur mua është rrëfimi i nënës së Leutrimit. Ajo ka treguar se si ka ndodhur historia. Ajo ngjarje më ka prekur shumë, ndaj i kam dedikuar një letër Leotrimit. Ai ka një fletore në dorë sepse në kohën kur është vrarë, ka qenë dita kur ai po shkonte në shkollë, por u përballë me mizorinë e forcave serbe dhe u nda nga mësimi e nga jeta”,-tha skulptori Sabri Behramaj.
Behramaj ia kishte vendosur vetes qëllim ta realizojë këtë shtatore sapo kishte dëgjuar rrëfimin e nënës së Leotrimit, Shukries, për vrasjen e djalit të saj.
Nga rrëfimi i nënës së tij, Leotrimi, pasi është plagosur, i ka thënë se ka diçka në bark, që është “i sëmurë nga barku”. Pas disa orëve, ai ka vdekur.

LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit