“U vranë njerëz”, Erion Braçe: 10 vite më parë korrupsioni ishte i përgjakshëm

20 Korrik 2023 | 16:52

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka folur për situatën ekonomike në vend ndërsa po mbahet dhe seanca e fundit plenare për këtë sezon.

Nga foltorja e Kuvendit ai theksoi se korrupsioni para 10 vitesh ishte i përgjakshëm ndërsa solli rastin e Gërdecit dhe  të protestës së 21 janarit në bulevard.

Mes të tjerash ai nënvizoi se kush shkakton dëm ekonomik duhet të shkojë para përgjegjësisë.

“A është më i përgjakshëm korrupsioni tani se 10  vite më përpara. U vranë njerëz në Gërdec e në Bulevard, kjo e bën  korrupsionin edhe më të përgjakshëm. Rastet më sipër janë raste të pastra korrupsioni dhe janë të pandëshkuara. Pushteti i asaj kohe i dha korrupsionit një dimension të tmerrshëm. Janë vrarë njerëz përmes  korrupsionit. Ne nuk jemi këtu për të justifikuar qoftë dhe një qindarkë të vetme. Çdo qindarkë e këtij dëmi ekonomik duhet të individualizohet me përgjegjës dhe duhet t’i shkojë organet ligj-zbatuese menjëherë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026