“U vrava shpirtërisht pasi…”- Edmond Tupe: Kam përkthyer veprat e Enver Hoxhës
Në këtë puntatë “Profil” ka sjellë historinë e jetës së Edmond Tupes në ekranin e Euronews Albania.
Avangard, kritik, erudit dhe artist kështu mund të përkufizohet profesori, por përveç këtyre ai ka një jetë të mbushur me kujtime të trishta dhe momente suksesi.
Në një intervistë me gazetaren Greta Topjama, Tupe u ndal dhe te fillesat e tij si përkthyes. Ai tha se u bë pjesë e Institutit të Studimeve Evropiane Marksiste- Leniniste, nën drejtimin e Nexhmie Hoxhës ku filloi të përkthente veprat e Enver Hoxhës dhe fjalimeve në Kongreseve të Partisë së Punës.
Tupe nënvizoi se në këtë periudhë të jetës së tij ishte i vrarë shpirtërisht, pasi duhet të ishe servil ndaj regjimit në përkthimin e veprave.
“Pastaj kur filloi përkthimi i veprave të Enver Hoxhës sistematikisht, i shkrimeve dhe dokumeteve të partisë dhe kongreseve, na thërrisnin ne që të përkthenim fjalimet në gjuhët e huaja. Pastaj unë në kohë fillova të përktheja dhe në shqip. Isha i vrarë shpirtërisht, pasi duhet të ishte servil. Në një moment të caktuar, rrodhën ngjarjet që më çuan në Gramsh. U përshtata shumë mirë dhe atje dhe filloi përkthimi i veprave të Enver Hoxhës në shtëpinë botuese “8 Nëntori”, që varej nga Komiteti Qëndror i Partisë së Punës dhe nga Institutit i Studimeve Marksiste-Leniniste. Drejtoresha ishte Nexhmie Hoxha dhe aty u bëra përkthyes”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë