“U zbuluan nga telefonatat”- Si u kapën në lagjen në Londër vrasësit e Nikulajt

29 Prill 2023 | 16:58

Këtë të shtunë janë arrestuar 4 nga 6 personat e shpallur në kërkim si pjesëmarrës në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Fillimisht policia britanike kapi Edmond Haxhian, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. Ndërsa tashmë konfirmohet dhe arrestimi i Harriet Bridgeman. Roli i saj në grup ishte ai i vëzhgueses.

Gazetarja e Euronews Albania Sara Demushaj ka bërë me dije se personat që u arrestuan ditën e sotme nga policia britanike, u tradhtuan nga telefonat.

Ajo nënvizoi se të të tre tarrestuarit ishin fshehur në një lagje të Londrës, ndërkohë që komunikonin gjatë gjithë kohës me celular, i cili çoi dhe në arrestimin e tyre.

“Ajo që ka nxjerrë zbuluar personat që u arrestuan ditën e sotme në Briataninë e Mashë kanë qenë telefonatat që kanë bërë me njëri-tjetrin. Kanë pasur telefonata të vazhdueshme. Ata ndodheshin në një lagje të Londrës. Mendohet se edhe shtetësja britanike ka qenë në mbykëqyerje. Ajo së bashku me shtetasin britanik, kanë qëndruar në Shqipëri në ambientet e hotelit në Nikulajt”- tha ajo në një intervistë për Euronws Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026