‘UÇK rrezikon të dënohet më shumë se serbët’, gazetari: Mos i hyni në hak Ramës
Gazetari nga Kosova Lirim Mehmetaj thotë se fjalimi i Ramës në Asamblenë e KiE ishte në fakt fjalimi i gjithë shqiptarëve për luftën e Kosovës dhe luftëtarë e UÇK.
Në emisionin Now në Euronews Albania ai u shpreh se në raste të tilla duhet të shihet në një kontekst më të gjerë, pasi nuk ka rëndësi kush është zëri, por se çfarë thotë dhe në çfarë platforme e thotë.
“Ajo që i shqetëson më shumë se çdo gjë sot njerëzit në Kosovë është se ish-luftëtarët e UCK po rrezikojnë të dënohen më shumë se serbët që kryen krime lufte në Kosovë. Dënimi më i lartë për krimet e serbëve në Kosovë është 20 vjet burg. Për Salih Mustafën prokuroria speciale ka kërkuar 35 vjet burg. Në raste të tilla duhet të shihet në një kontekst më të gjerë, se kush është zëri nuk është e rëndësishme se sa çfarë thotë dhe në çfarë platforme e thotë. Ky nuk ishte fjalimi i Ramës është fjalimi i shqiptarëve për luftën e Kosovës dhe luftëtarët e UÇK. Nëse është vonë keq, por nëse nuk do nuk bëhej fare, akoma më keq. Për të mos i hyrë në hak Ramës, ai nuk e kishte me Gjykatën Speciale, kërkoi heqjen e rezolutës së Dick Marty”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 14:15 Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës
- 13:52 Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
- 13:41 Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së
- 13:37 Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
- 13:34 Gjermani, gjendet në lumë një armë e Luftës së Dytë Botërore
- 13:22 Ake do të largohet nga Manchester City për t’u bashkuar me Fenerbahcen