UEFA cakton arbitre shqiptare për sfidën Danimarkë-Itali për vajza

20 Prill 2026 | 14:54

Një skuadër arbitresh nga Shqipëria është caktuar nga UEFA për të vendosur drejtësi në ndeshjen Danimarkë – Itali, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027 për vajza.

Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore e këtij takimi, ndërsa asistente do të jenë Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu. Rolin e gjyqtares së katërt do ta mbajë Kejsi Tafili.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, në orën 15:00, në Kopenhagen, duke konfirmuar edhe një herë besimin që institucionet ndërkombëtare të futbollit kanë ndaj arbitrimit shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjet një makinë në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur thuajse tërësisht këtë të shtunë në autostradën Durrës–Tiranë. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime....
19:12 | 20/06/2026

Protesta në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë

Marshimi i qytetarëve dhe aktivistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë ka nisur më herët se sa ishte parashikuar, ndërsa protestuesve u janë bashkuar...
19:06 | 20/06/2026

LIVE – Dita e 21-të e protestës, qytetarët dhe shqiptarët nga diaspora mblidhen para Kryeministrisë

Tirana hyn sot në ditën e 21-të të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa është paralajmëruar se protesta e sotme do të jetë...
18:39 | 20/06/2026