UEFA ka publikuar shortin e paly-off për Euro 2024, përballje interesante
UEFA ka publikuar shortin e skuadrave që do të luftojnë për tre vendet e mbetura në Euro 2024.

Të ndara në tre mini grupe, 10 ekipe do të luftojnë për të përmbyllur listën e 23 vendeve që do të marrin pjesë në Europianin e Gjermanisë.
Polonia do të përballet me Estoninë, ku fituesi do të ndeshet me Uellsin ose Finlandën në varësi të rezultatit mes këtyre të dyjave.
Fituesi i Izrael-Islandë, do të përballet me fituesin e çiftit Bosnjë Hercegovinë-Ukrainë.
Sakaq në mini-grupin e tretë fituesi mes Gjeorgji-Luksemburg, përballet me fituesin mes Greqisë dhe Kazakistanit.
Aktualisht si rezultat i renditjes si vendet e para ose të dyta janë kualifikuar në Euro 2024, ekipet:
Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Anglia, Franca, Hungaria, Italia, Holanda, Portugalia, Rumania, Skocia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Zvicra dhe Turqia.
Grupi A

- Spanja dhe Skocia janë kualifikuar në finale.
- Gjeorgjia është konfirmuar në play-off.
Grupi B

- Franca dhe Holanda janë kualifikuar në finale.
- Greqia konfirmohet në play-off.
Grupi C

- Anglia dhe Italia janë kualifikuar në finale.
- Ukraina konfirmohet në play-off.
Grupi D

- Turqia dhe Kroacia janë kualifikuar në finale.
- Uellsi konfirmohet në play-off.
Grupi E

- Shqipëria dhe Çekia janë kualifikuar në finale.
- Polonia është konfirmuar në play-off.
Grupi F

- Belgjika dhe Austria janë kualifikuar në finale.
- Estonia është konfirmuar në play-off.
Grupi G

- Hungaria dhe Serbia janë kualifikuar në finale.
Grupi H

- Danimarka dhe Sllovenia janë kualifikuar në finale.
- Finlanda dhe Kazakistani janë konfirmuar në play-off.
Grupi I

- Rumania dhe Zvicra janë kualifikuar në finale.
- Izraeli konfirmohet në play-off.
Grupi J

LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit