Ujërat termale të Elbasanit, bie numri i vizitorëve në qendra me 50%

18 Qershor 2024 | 18:06

Elbasani njihet gjerësisht për ujërat termal në të gjithë territorin e tij, ku banorët e zonave kanë ngritur edhe biznese duke zhvilluar kështu turizmin shëndetësor.

Por këtë vit, ndryshe nga sa janë mësuar ndër dekada, numri i personave qe e frekuentojnë ka rënë rreth 50%.

Tregani, i cili çdo vit pret afro 15 mijë turistë që kërkojnë shërbim për kurim, ku shumica e tyre vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, është ulur për shkak edhe të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Rregullisht vina ktu është mirë kalojmë mirë, janë krejt në rregull ska gjo vrejtje jemi të kënaqur. I pesti vit. Ka pak shërim vallahi se kam probleme shumë por na ndihmo pak. Janë ujrat më të mira dhe jena msu na po më duket  si me ardh shpin teme. Po e kam vënë re që ka pak turist nga Kosova se kur vijm na ska pas vend, ndërsa sivjet ishte lirë skishte aq”, tha një e moshuar.

“Nga Kosova, i dyti vit është që vij këtu, kushtet janë të mira. Vij sepse është shëruese, edhe ne po na duket se është shëruese, na kanë tregu që është e mirë dhe po ja vlenka”, tha një burrë i moshuar.

“Vijmë tash disa vitë rrjesht këtu, thjesht vijmë jo vëtëm për kurim, por edhe për pushim. Që pesë -gjashtë vite. Llixha e Elbasanit sipas këtyre që kanë ardh para neve na kane fol fjalët me të mira që ka për një Llixh”, tha një i intervistuar.

Pavarësisht uljes së numrit të vizitorëve këtë sezon, kosovarët mbeten frekuentuesit me besnik të ujwrave termal në Elbasan, kjo për faktin se në këto llixha trajtohen sëmundje të shumta të reumatizmës, rrugëve të frymëmarrjes, tensionit, të lëkurës etj.

“Është shëruese, shërbimi e pritja shume i mirë, uji po na bën hajër”, tha një grua e moshuar.

“Jemi ndi mirë, mikprija është e mirë flladi po ashtu. Po për shpinën po kam shumë shumë ndihmesë dhe jam i knaqur për atë vij edhe nga dy hërë ne vit vijmë sa herë hapet sezoni. Nuk i ndahemi”, tha njw tjetër i intervistuar.

Shumica e banorëve të Treganit kanë investuar për zhvillimit e turizmit kurativ. Ecuria shumë e mirë ndër vite ka bërë që të rriten ndjeshëm kapacitetet, por ulja e menjëhershme ka vënë në vështirësi bizneset.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026