Ujësjellësit 140 milionë euro fatura të papaguara të energjisë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë gjëja e fundit që qeveria ‘Rama’ do të bëjë.
Kjo tha ministrja do të ndodhë “vetëm në ndonjë rast ekstrem” dhe synimi është për të ruajtur çmimin aktual për familjet.
Balluku gjatë intervistës për Erla Mëhillin deklaroi se aktualisht humbjet në rrjet të energjisë janë në nivelin 20%, nga 45% që ishte në 2013.
Ministrja përmendi dhe rritjen e arkëtimeve, duke thënë se para 9 vitesh pagesat vileshin në 56%, kurse sot janë në nivelin 97% të faturimit.
Pavarësisht se janë marrë më shumë para nga qytetarët, sërish kompanitë publike për menaxhimin e energjisë janë në vështirësi financiare.
Për krijimin e kësaj situate tha Balluku ndikon fakti që ujësjellësit kanë një borxh prej 140 milionë euro.
Pavarësisht kësaj, Balluku tha se nuk do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji për ujësjellësit.
“Problematikë mbeten ujësjellësit që kanë borxhet më të mëdha në pagesën energjisë elektrike. Do të rrisim performancën e ujësjellësve, nuk do t’u ndërpresim energjinë”, tha ministrja.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak