Ujqit rikthehen në Europën Perëndimore, po sulmojnë bagëtitë

28 Shtator 2023 | 16:13

Ujqërit janë kthyer në Belgjikë dhe prania e tyre në rritje po krijon tensione me fermerët. Këto foto janë bërë me kamera të jetës së egër.

Në pjesën lindore të vendit jo të gjithë janë të lumtur për praninë e tyre.

“Nëse ujqit i bëjnë nervozë kafshët që janë të lira në fushë, ato kafshë nuk mund t’i qetësohen përsëri. Mendimi im është i qartë: nëse një ujk shkakton telashe, atëherë ne duhet të jemi në gjendje ta godasim dhe ta qëllojmë”, thotë Heinen Ludwig, fermer belg.

Këtë vit disa kafshë janë bërë pre e ujqve. Kryetarja e shoqatës lokale të fermerëve tha se këto kafshë nuk i përkasin arave të tyre dhe është pro rihapjes së debatit evropian për gjuetinë e tyre.

Kohët e fundit Komisioni Evropian bëri thirrje për të rishikuar statusin e mbrojtjes së ujqërve pasi ata mendojnë se popullsia në rritje përbën një rrezik për bagëtitë.

“Fermerët duan të kenë aq ujqër që janë në gjendje të jetojnë në natyrë dhe të ushqehen atje. Nëse ujqit po lënë habitatin e tyre dhe hyjnë në zonën e fermës për të sulmuar kafshët, atëherë numri i tyre është shtuar. Kjo është arsyeja pse ne duam të vendosim një kufi”, shprehet Ingrid Merdes, Bauerbun, Shoqata e Fermerëve të Belgjikës Lindore.

Një ekspert i jetës së egër që ndjek jetën e përditshme të ujqërve në Belgjikë thotë se këto kafshë paraqesin dëme minimale ekonomike. Por njerëzit nuk janë më të mësuar për të jetuar me ta afër.

“Çështja nuk ka të bëjë me ekonominë. Çështja ka të bëjë me atë se si prezenca e ujqve më bën të ndihem si fermer”, thotë Joachim Mergeay, studiues, INBO (Instituti për Kërkimin e Natyrës dhe Pyjeve).

Ai thotë se kontaktet midis bagëtive dhe ujqve mund të shmangen me gardhe.

“Ndryshimi i nivelit europian të mbrojtjes nuk do të thotë se do të lejohet gjuetia. Këto popullata të ujqve duhet ende të rriten. Kjo nuk do të zgjidhte konfliktin”, thotë ai.

E teksa debati rreth ujqve po rritet, popullata e tyre në Belgjikë – afërsisht 25 të tillë – po goditen nga makinat. Ky mashkull i ri jetoi vetëm gjashtë muaj përpara se të përplasej nga një makinë. Këtë vit ai ishte ujku i pestë i vrarë në rrugët e vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026