Ukraina dyshon në zotimin e Rusisë për tërheqjen e trupave
Ukraina dyshon te zotimi i Rusisë për të tërhequr trupat ushtarake nga dy qytete ukrainase.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha të mërkurën se njësitë ruse po fillonin të largoheshin nga Kievi dhe Chernihivi.
Mirëpo ata dyshojnë se Rusia me anë të këtij veprimi po e mashtron ushtrinë ukrainase që të mendojë se trupat ruse po tërhiqen, kur në fakt mund të shtohen e sulmet të vijojnë.
Pas bisedimeve për paqe të martën, Rusia tha se operacionet ushtarake do të përqendrohen në rajonin lindor të Donbasit.
Ushtria e Ukrainës beson se Rusia po tenton të krijojnë një “keqkuptim” rreth dislokimit të trupave të saj.
Kjo deklaratë e ushtrisë është në një linjë me deklaratat e zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby, i cili tha se Kievi mbetet i kërcënuar, pavarësisht lëvizjeve të trupave ruse larg qytetit.
Gjatë bisedimeve për paqe me Rusisë dhe Ukrainës në Turqi të martën, Rusia vendosi që të zvogëlojë operacionet ushtarake në Kiev dhe Chernihiv, thanë negociatorët rusë.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës