Ukraina mbledh trupat e vrarë të ushtarëve rusë
Trupat e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë u sollën në një oborr hekurudhor jashtë Kievit dhe qindra të tjerë u grumbulluan në një tren frigoriferik.
Oficeri kryesor i ndërlidhjes civilo-ushtarake, Volodymyr Lyamzin ka deklaruar se “shumica e tyre u sollën nga rajoni i Kievit, rajoni i Chernihiv si dhe nga disa rajone të tjera”, raporton Reuters.
Ai tha se trenat frigoriferikë të stacionuar në rajone të tjera anembanë Ukrainës po përdoren për të njëjtin qëllim.
Një ditë më parë, ushtria e Ukrainës publikoi fotografi ajrore të mbetjeve të djegura dhe të braktisura të një kolone të blinduar ruse të kapur duke u përpjekur të kalonte një lumë në rajonin e Donbasit, i cili është bërë fusha kryesore e betejës.
Reuters nuk mundi të verifikonte raportin ukrainas, por Ministria Britanike e Mbrojtjes ka deklaruar se një urë dhe një pjesë e batalionit të blinduar ishin shkatërruar në lumin Siverskyi Donets, teksa forcat ruse po përpiqeshin të depërtonin në mbrojtjen diku tjetër në Donbas.
LEXONI GJITHASHTU
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë