Ukraina mposht Skocinë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës
Ukraina ka mposhtur Skocinë me rezultatin 3-1 në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.
Skuadrës tani i duhet një fitore tjetër për të siguruar vendin e saj në Katar, pas një play-off-i emocionues në Glasgow.
Ukraina dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes. Kapiteni veteran Andriy Yarmolenko shënoi golin e parë në minutën e 33-të dhe më pas ndihmoi në goditjen me kokë të Roman Yaremchuk në të 49-ën duke e çuar rezultatin në 2-0.
3 mijë tifozë ukrainas ishin në mesin e 51 mijë tifozëve në stadiumin Hampden Park në Glasgow, Skoci.
Ata duartrokisnin, ndërsa Dovbyk udhëhoqi shokët e skuadrës drejt cepit të stadiumit për të festuar fitoren e tyre.
Tifozët ukrainas janë mirëpritur shumë mirë nga Skocezët të cilët kënduan së bashku me ta himnin kombëtar të Ukrainës.
Trajneri i Ukrainës, Oleksandr Petrakov tha se fitorja ishte për “forcat e armatosura dhe për ata që janë në spitale, ata në Ukrainë që vuajnë çdo ditë”.
Ukraina do të përballet me Uellsin në finalen kualifikuese të dielën.
Fituesi do të shkojë në Katar në nëntor për të luajtur kundër Anglisë, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara