Ukraina nis gjyqin e parë kundër krimeve të luftës ndaj rusëve

13 Maj 2022 | 18:46

Ukraina ka nisur gjyqin e parë për krime lufte që prej nisjes së pushtimit nga Rusia, duke ulur në bankën e të akuzuarve një 21-vjeçar.

Vadim Shishmarin, i akuzuar për vrasjen e një civili të pa armatosur, mori pjesë në seancën dëgjimore në Kiev.

Ai rrezikon dënim me burg të përjetshëm nëse shpallet fajtor, raporton BBC.

Prokuroria thotë se Shishimarin po drejtonte një makinë të vjedhur bashkë me disa ushtarë të tjerë në rajonin Sumy, kur qëlloi mbi një 62-vjeçar ndërsa ishte duke folur në telefon.

Ai u urdhërua për të qëlluar mbi civilin pasi po njoftonte forcat ukrainase për vendndodhjen e ushtarëve rusë.

Nuk është e qartë se si janë siguruar provat për këtë ngjarje.

Ukraina pretendon se ka identifikuar me mijëra krime lufte të kryera nga Rusia.

Moska ka mohuar sulmet ndaj civilëve dhe nuk ka bërë komente për gjyqin.

Disa nga aleatët e Ukrainës si Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë akuzuar Rusinë për gjenocid.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026