Ukraina nis përdorimin e bombave thërrmuese amerikane, “hakmerret” Rusia

21 Korrik 2023 | 15:33

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby konfirmoi se bombat thërrmuese amerikane po përdoren tashmë nga ushtria ukrainase.

Ndërkohë, OKB ka dënuar bombardimin që Rusia i ka bërë më herët porteve në Odesa dhe Detin e Zi.

Zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, deklaroi: “Sekretari i përgjithshëm dënon ashpër sulmet ruse kundër infrastrukturës portuale në Odesa dhe porteve të tjera ukrainase në detin e Zi. Ato bien ndesh me zotimin e Federatës Ruse, që në bazë të memorandumit të mirëkuptimit me OKB-në thotë se Moska do të lehtësojë eksportin e ushqimeve, vajit të lulediellit dhe fertilizuesve nga portet ukrainase në detin e Zi”.

Gjatë natës së 20 korrikut, dy dronë të tipit “Shahed” vunë në shënjestër një kamp shëndetësor për fëmijët në lokalitetin Sami, duke dëmtuar dy godina. Një zjarr ra në njërën prej tyre për shkak të impaktit të dronit, por u shua nga skuadrat e shpëtimit. Sipas autoriteteve vendase, askush nuk mbeti i lënduar nga këto sulme.

Në fjalimin e tij të përnatshëm, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia kishte përdorur thuajse 70 raketa dhe 90 dronë iranianë për të goditur Ukrainën në harkun kohor të 4 ditëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026