Ukraina: Nuk do të nënshkruajmë marrëveshje me Trump pa garanci sigurie
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka bërë të ditur se Kievi dhe Uashingtoni kanë arritur një marrëveshje paraprake për një fond investimi të dedikuar për rindërtimin e Ukrainës. Gjatë një interviste për mediat ukrainase, ai tha se pas dy javësh negociata intensive, është rënë dakord mbi një “version faktikisht përfundimtar” të marrëveshjes së mineraleve mes dy vendeve.
Sipas Shmyhal, fondi do të menaxhohet në mënyrë të barabartë nga të dyja palët, ndërsa SHBA mbështet përpjekjet e Ukrainës për të siguruar garanci sigurie. “As presidenti Volodymyr Zelensky dhe as qeveria ukrainase nuk do të nënshkruajnë marrëveshjen pa garanci sigurie për Ukrainën,” theksoi ai.
Një nga klauzolat kryesore të marrëveshjes parashikon që Uashingtoni të ndihmojë Ukrainën në sigurimin e garancive për një paqe të qëndrueshme. Shmyhal deklaroi se Kievi synon që këto garanci të bazohen në “planin e paqes” të paraqitur nga Zelensky vitin e kaluar, i cili parashikon ose anëtarësimin e Ukrainës në NATO ose masa të tjera të forta sigurie.
Kryeministri ukrainas njoftoi gjithashtu se qeveria do të mblidhet të mërkurën për të shqyrtuar tekstin e plotë të marrëveshjes paraprake.
Presidenti Trump deklaroi të martën se, në këmbim të marrëveshjes, Ukraina do të marrë “të drejtën për të luftuar”, por nuk konfirmoi nëse SHBA do të vazhdojë furnizimin me pajisje ushtarake dhe municione.
Ukraina është një nga vendet më të pasura në botë për sa i përket burimeve natyrore. Rezervat e saj minerale kapin shifrin e 15 trilionë dollarë.
Pjesa më e madhe e mineraleve janë në lindje të Ukrainës në rajonat e pushtuara nga Rusia.
Mineralet kritike janë themeli i ekonomisë moderne dhe një faktor kyç për zhvillimin e teknologjisë së avancuar, përfshirë bateritë elektrike dhe teknologjinë ushtarake.
SHBA i kërkon me çdo kusht mineralet ukrainase për të reduktuar varësinë nga Kina, e cila aktualisht kontrollon 75% të këtyre elementëve të rëndësishëm.
Uashingtoni i druhet një monopoli të çmimeve nëse Rusia dhe Kina pasi janë të vetmet që i disponojnë këto minerale kritike për sigurinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari