Ukraina ofron 100 mijë dollarë për ish-agjentin rus, Igor Girkin
Shërbimi i iInteligjencës Ushtarake të Ukrainës ofron 100 mijë dollarë për ish-agjentin e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, Igor Girkin.
“GUR (Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës) garanton 100,000 dollarë për të kapur Igor Girkin “Strelkov”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në Facebook dhe rrjete të tjera sociale.
“Departamenti kryesor i inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës garanton pagesën prej 100,000 dollarësh për transferimin e Igor Girkin (Strelkov) në robërinë ukrainase”, njoftoi Ministria në Facebook.
Strelkov dyshohet se i është bashkuar luftës në Ukrainë ditët e fundit, siç raportojnë mediat ukrainase. Në vitin 2014, Strelkov ishte në qendër të ngjarjeve në Ukrainë.
Sipas mediave ukrainase, ai mbërriti në Krime me një grup njerëzish të armatosur, ku sipas rrëfimit të tij, ata detyruan këshilltarët lokalë të votonin për një referendum për shkëputjen.
Pas referendumit, ai u largua nga Krimeja, por shpejt hyri sërish në Ukrainë, këtë herë në rajonin e Donetskut, sërish me një grup njerëzish të armatosur.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026