Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Ukraina ka plotësuar pyetësorin e dytë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Volodimir Zelenski përmes një postimi në rrjetin social Telegram.
Sipas Zelenskit, ky hap është shumë i rëndësishëm për Ukrainën dhe tha se vendi është në pritje të një përgjigjeje pozitive në qershor për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër, një hap shumë i rëndësishëm dhe jo thjesht formal në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian. Ukraina ka dorëzuar pjesën e dytë të përgjigjeve të një pyetësori të posaçëm që do të plotësohet nga secili vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Zakonisht duhen muaj. Por ne bëmë gjithçka brenda disa javësh”, ka shkruar Zelenski në Telegram.
Ditën e djeshme, presidenti francez Emanueal Makron tha se Ukrainës do t’i duhen dekada për t’u pranuar në Bashkimin Eropian.
Në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Europian, ai sugjeroi që Ukraina të bëhet pjesë e një “komuniteti paralele evropian’ ndërsa pret vendimin e BE.
LEXONI GJITHASHTU
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë