“Ukraina po lufton për liri”- Ambasadori Shkurov në Euronews: Njohëm miqtë e vërtetë
Si sot dy vjet më parë, nën urdhrin e presidentit Putin, trupat ruse nisën të ashtuquajturin “operacion ushtarak special” në Ukrainë.
Mëngjesin e 24 shkurtit 2022, ukrainasit u zgjuan me sirenat që sinjalizonin rrezikun e sulmeve ajrore dhe për t’u përballur me mbi 150 mijë forca ruse që avanconin.
Volodymyr Shkurov, ambasador i Ukrainës në Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania se 2 vjet pas nisjes së kësaj lufte ukrainasit po luftojë për liri dhe rezistencën e tyre po e mbështet e gjithë bota.
“Këto dy vite luftë na kanë bërë të kuptojmë kush janë ukrainasit dhe të njohim kush janë miqtë e vërtetë, dhe Shqipëria ka treguar gjithashtu se është në krah të Ukrainës. Dy vitet e luftës ishin 2 vite te pikëllimit, të gjakderdhjes, shkatërrimit dhe humbjes së jetëve njerëzore, në radhët e ushtarëve, por edhe civilëve. Ishin dy vitet e shkatërrimit të infrastrukturës civile, pallateve të banimit, shkollave, kishave. Këto vite kanë treguar edhe unitetin e popullit të Ukrainës. Në mendjen e agresorit ishte pushtimi i Ukrainës në pak ditë, por uniteti bëri që pavarësisht humbjeve të mëdha, agresori rus ishte i detyruar të largohet nga territori i Ukrainës. Sot 26 për qind e territorit mbetet në okupim, por gjatë këtyre 2 viteve forcat tona të armatosura kanë çliruar 50 për qind të territorit”, tha ambasadori Shkurov.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve