Dy vjet nga agresioni rus, gazetari: Ukraina nuk është gati për paqen, çfarë pritet

24 Shkurt 2024 | 14:30

Konstantin Von Eggert gazetari i DW ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth luftës dy vjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai bëri një parashikim ku tha se nuk pret që në dy vitet e ardhshme të ketë ofensime të mëdha, por perëndimi do të kërkojë që të arrtihet paqja.

Sipas gazetarit, problemi është se Ukraina ende nuk duket të jetë gati për paqen, pasi paqja vjen me një çmim të cilin populli i Ukrainës nuk mund ta paguaj

“Putin mendon se mund të detyrojë Zelenskyn që të ulet në tavolinën e bisedimeve. Unë mendoj se ky është plani i Kremlinit për momentin, nuk mendoj se do të ketë ofensiva të mëdha në dy vitet e ardhshme.

Mendoj se llogaritja është që perëndimi do të vazhdojë ti trembet një eskalimi të luftë. Kjo do të sjellë një qasje tipike europiane, që nuk kemi çfarë të bëjmë më për luftën, por çfarë do bëjmë për paqen.

Paqja ka një çmim dhe unë nuk jam shumë i qartë që ukrainasit janë të gatshëm. Unë nuk mendoj se urkainasit janë gati për paqen në të gjitha mundësitë. Ky është problemi. Perëndimi është sërish i frikësuar.”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026