“Ukraina, surprizë për Putinin”, ish-kryeministri polak: Lufta s’duhet të zgjaste
Mark Nelka, ish-kryeministër i Republikës së Polonisë në një intervistë ekskluzive këtë të premte në “Balkan Talks”, në Euronews Albania tha se është surprizë që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, po vazhdon.
Ai rikujtoi se Rusia nuk ishte e përgatitur për këtë rezistencë dhe këtë reagim kur nisi sulmet në shkurt të vitit 2022, pasi Putini pretendoi se mund ta merrte Kievin për një javë, por tashmë kanë kaluar 3 vite dhe lufta ende nuk duket afër fundit.
“Nuk e prisnim në fillim të viteve 2000, por pas aneksimit të Krimesë gjithçka dukej e mundur. Të gjithë u habitën kur ndodhi në shkurt të 2022-shit. Fillimisht rusët nuk e prisnin kurrë që të zgjaste kaq shumë.
Ata kishin në plan të pushtonin Kievin në më pak se një javë. Aty pati surprizë. Ukraina rezultoi shumë rezistente, populli, shoqëria, më pas ushtria dhe më pas mbështetja nga perëndimi. Është surprizë që po zgjat kaq shumë, kur të gjithë duan që mizoritë dhe lufta të marrë fund”,-tha Nelka.
LEXONI GJITHASHTU:
- Araghchi: Irani është gati të shqyrtojë diplomacinë ‘sapo të ndalet agresioni’
- Nga rrënjët e maleve, në art, Jorgo Liço i jep frymë drurit në Ersekë
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër