Ukrainasja: Nuk iki nga Shqipëria, do kthehem në Ukrainë pasi të mbarojë lufta

Ukrainase në Tiranë
24 Shkurt 2023 | 13:19

Sot shënohet një vit që kur presidenti rus, Vladimir Putin dha urdhrin për agresionin ushtarak në Ukrainë.

Që prej atëherë, shumë shtetas ukrainas kanë ardhur në Shqipëri dhe jetojnë e punojnë në vendin tonë.

Teksa në Tiranë u mbajt një marshim në shenjë solidariteti me Ukrainën, një shtetase ukrainase tha për Euronews Albania, se nuk do të largohet nga Shqipëria për në Ukrainë, pa mbaruar lufta.

Ajo u shpreh e bindur se Ukraina do ta fitojë luftën.

“Jemi këtu prej disa muajsh, që në gusht. Bashkëshorti im punon pilot dhe gjeti punë këtu në Tiranë. Të gjithë tiranasit dhe të gjithë shqiptarët janë shumë miqësorë me ne ukrainasit, vetëm na kanë ndihmuar dhe mbështetur.

Nuk kam qenë në Kiev dhe nuk i kam parë luftimet e përgjakshme, nuk dinim çfarë të bënim. Një pjesëe tyre janë në Kharkiv, në pjesën lindore të Ukrainës. Më mungon shtëpia, miqtë. Pasi të  mbarojë lufta do të kthehemi në Ukrainë. Shpresoj që në fund të këtij viti do të kemi mundësi të kthehemi në shtëpi. Nuk diskutohet, sigurisht që do të fitojmë”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës ka gjobitur dy persona, ndërsa u ka bllokuar edhe mjetet e tyre ujore, pasi dyshohet se kanë lundruar pranë bregut duke...
12:50 | 11/07/2026

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026