Ulet numri i krerëve të imta në Korçë, 10% më pak nga viti i kaluar

30 Maj 2023 | 16:45

“Çdo ditë e më tepër, blegtoret në qarkun e Korçës janë duke ulur numrin e krerëve të gjedhit dhe bagëtive të imta. Sipas tyre kjo vjen për shkak të uljes së çmimit të qumështit por po ashtu dhe mungesës së subvencioneve dhe ndihmës që shteti u jep atyre ”

Qarku i Korçës mund të përballojë në kullota mbi 2 milion krerë bagëti të imta por vetëm 15% e këtij kapaciteti përdoret nga fermerët e këtij qarku. Vitet e fundit vihet re një ulje e numrit të krerëve të imta, kjo për disa arsye.

Sipas Ilir Kodrës, veteriner prej më tepër se 30 vitesh, kjo vjen për shkak të mungesës së të rinjve për tu marrë me blektori por edhe mungesa e subvencioneve dhe mbështetjes që shteti duhet të japë është një tjetër faktor.

“Në radhë të parë duhet të subvencionohet nga shteti, të stimulohet. Mos vihen tavanet por të subvencionohet për çdo lopë, gjë që nuk ndodh. Ka njeri dy, jepi për dy, jepi të bëjë 3,të bëjë fermë tamam. Edhe moshat e rehat nuk e kanë atë nervin të punojnë në blektori, plus që ikin jashtë shtetit dh e dinë se do pasurohet për pak kohë por blektoria do durim, pasion, plus që edhe blektoria është punë shumë e mirë”- tha Kodra.

Qeveria shqiptare është ende larg nga vendet e rajonit përsa i përket ndihmës që i jep fermerëve, thotë veterineri.

“Mbështetjen po ta krahasosh me shtetet fqinje ne jemi shumë poshtë. Me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi mbështetja aty është e gjithanshme. Përfshi këtu dhe kulturat bujqësore, misri, gruri por edhe për blektori që subvencionohen në bazë të litarit të qumështit, të krerëve etj “- shtoi më tej Kodra.

NUMRI I BAGËTIVE TË IMTA NË QARKUN KORÇË

Korça 110.831 krerë

Pogradeci 44.429 krerë

Kolonja 43.448 krerë

Devolli 19.000 krerë

Total 217.708 ndërkohë që para 4 vitesh qarku juglindor shënonte mbi 300 mijë të tilla. Në raport me vitin 2022, në qarkun e Korçës janë 10% më pak bagëti të imta.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026