Urbanisti: S’mund të zhvillohet një territor nëse s’ka marrëveshje me pronarët
Juristi Arben Llangozi e quajti një vjedhje shembjen e banesave në zonën e 5 Majit në Tiranë. Për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania ai nënvizoi se po shemben banesa për të ndërtuar pallate.
“Shteti e ka zvarritur procedurën për legalizimin mbi 16 vjet. Personat që protestojnë nuk kanë marrë të drejtën e tyre. Shteti është fajtor që i ka lënë të ndërtojnë dhe më pas shteti është ai që nuk ua ka legalizuar. Ka Shpronësim për interes publik”, u shpreh juristi.
Ndërsa urbanisti Dritan Shutina nënvizoi se nuk ka konsultime mjaftueshëm për projektet e reja dhe se çdo projekt duhet të ketë një datë fillimi dhe mbarimi.
“Proceset duhet të jenë në transparence. Kemi një mbivendosje në rastin në fjalë, ku nga një anë kemi një zonë që është parë për t’u zhvilluar dhe nga ana tjetër thuhet për procesin e rindërtimit”, tha ai.
Z. Shutina tha se bashkia nuk mund të kalojë për zhvillim një territor të caktuar nëse mungon marrëveshja qoftë më një pronar.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës