Urgjenca pediatrike në QSUT, shefi i shërbimit: 25-30% e vizitave duan hospitalizim

10 Janar 2025 | 17:26

Më dhjetëra fëmijë paraqiten çdo ditë në urgjencën pediatrike në QSUT si pasojë e prekjes nga grip, covid apo viroza të stinës. Edhe pse jemi në mesin e sezonit të dimrit, situata në urgjencë është normale dhe vetëm ¼ e fëmijëve që paraqiten janë realisht raste urgjente.

“Të bësh një klasifikim urgjencë do thotë rastet që kërkojnë trajtim spitalor ose të repartit të urgjencës, në këtë sens nuk janë më shumë 25-30 % pjesa tjetër marrin trajtim amulator”,- tha Albert Lama shef i urgjencës pediatrike.

Temperatuara është ajo që ve në alarm prindërit, por për bluzat e bardha, jo çdo temperaturë është urgjencë.

“Urgjencë do të thotë kur gjendja nuk është e mirë ose është përkeqësuar tek fëmijët e vegjël kjo nuk është aq e shpeshtë, sepse shpesh interpretohet fjala temperaturë, fjala temperaturë nuk është barabartë se ne jemi në kuadër të urgjencës, por jemi prekur nga një infeksion viral apo bakterial, mbi 70% janë viral te fëmijët e vegjël”, tha Albert Lama shef i urgjencës pediatrike.

Edhe pse shërbimi i urgjencës është i hapur 24 orë çdo do të të vitit, prindërti duhet që fillimisht të drejtohen tek mjeku i familjes, sapo të shfaqen shenjat e para të sëmundjes tek fëmija apo tek ata vetë.

“Nuk ka nevojë për alarm dhe panik kur fëmija paraqet një simptomë të lehtë, temperaturë kollë, ose nuk ushqehet mirë vizitën parësore në varësi të gjendjet duhet ta bëj tek mjeku I familje në varësi të rekomandimit të tij të bëj vizitat përkatëse sepse ajo kollë mund të lidhet me shumë diagnoza, ose temperatura nuk është vetëm gjendje virale por një infeksion kudo gjetk” tha Albert Lama shef i urgjencës pediatrike.,

Më të predispozuar që të  bëjnë forma të rënda janë fëmijët deri në 1 vjeç pasuar nga ato 2 deri në 4. Gjendjet virale sipas mjekëve pediatër, kalojnë brenda një jave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026