Urimi i presidentit Begaj për Vitin e Ri 2023
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar shëndet e mbarësi për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Luginën e Preshevës, për arbëreshët, dhe shqiptarët kudo në botë.
Ai u shpreh se ka bërë dhe do të bëjë detyrën, që zëri i çdo qytetari të Shqipërisë të dëgjohet.
Presidenti bëri thirrje që shqiptarët e rajonit të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti dhe sigurie në hapësirën ku jetojmë.
“Situata e rëndë dhe e patolerueshme e krijuar në Veri të Kosovës duhet të marrë fund. Provokimet dhe gjuha e kërcënimeve nuk janë gjuha me të cilën mund të flitet, vetëm dialogu dhe respektimi i integritetit të Republikës së Kosovës janë rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve. Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për anëtarësimin, sa më të shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian,” – tha Begaj.
Presidenti falënderoi në urimin e tij të Vitit të Ri të gjithë shqiptarët që punojnë për ta bërë këtë vend më të mirë, për një të ardhme më të mirë për familjet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-presidenti peruan në paraburgim për 18 muaj deri në përfundimin e hetimeve
- Begaj vizitë në Finiq, Presidenti nesër takime në jug të vendit
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane