Ursula von der Leyen: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE

28 Shtator 2021 | 19:20

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu mbështetjen e plotë për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Zoran Zaev sot në Shkup, ka thënë se Maqedonia Veriore ka arritur një avancim të jashtëzakonshëm dhe që tani BE-ja e ka radhën.

“Është e vërtetë se e ardhmja e Maqedonisë Veriore është në BE dhe ju duam afër nesh. Komisioni Evropian dhe unë vetë, qëndrojmë në atë se ju keni arritur një avancim të jashtëzakonshëm dhe duam të jem e qartë se tani BE e ka radhën”, deklaroi Ursula von der Leyen.

Presidentja e KE-së përshëndeti reformat që vendi po i zbaton, veçanërisht, siç tha ajo, në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se është e rëndësishme të vazhdohet ai përparim, ku shprehu besimin se do kjo do të shpërblehet.

Vizita e shefes së KE-së në rajon vjen vetëm një javë para Samitit BE-Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet më 6 tetor në Slloveni me udhëheqësit rajonalë. Nga Bashkimi Evropian insistojnë që ky samit nuk do të jetë “samit i zgjerimit”, por mundësi për të diskutuar qëndrimin e BE-së dhe rajonit.

Pas Ursula von der Leyen, nesër në Shkup do të arrijë komisionari i Zgjerimit të BE-së Oliver Varhelyi, i cili javën e kaluar ishte në Bullgari ku diskutoi kapërcimin e bllokadës bullgare për fillimin e negociatave me Maqedoninë Veriore në BE.

Për vizitën e Ursula von der Leyen, Nikolla Dimitrov tha se është një sinjal i fortë për nisjen e negociatave me BE-në.

“Vizita është një sinjal i fortë i nevojës për të vepruar dhe përmbushur besimin evropian: fillimin e negociatave. Kemi nevojë për më shumë se një hap përpara për të rikthyer besimin dhe shpresën e të rinjve në idenë evropiane dhe perspektivën e një mënyre evropiane të jetesës në shtëpi”, shkroi sot Nikolla Dimitrov.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026