Ushqimet janë të shtrenjta, inflacioni u ul 7,2% në janar

10 Shkurt 2023 | 16:27

Çmimet e shtrenjta të ushqimeve vazhdojnë të prodhojnë krizë në portofolin e qytetarëve. Ato po e mbajnë inflacionin në nivelin mbi 7%, duke shtuar pasiguritë për rikthimin e shpejtë në normalitet.

Treguesit për një stabilizim të çmimeve janë të ngadaltë, çka mund të zgjasë kthimin në normalitet të tregjeve.

Në muajin janar, inflacioni arriti në 7,2%, me ulje të lehtë në raport me muajin dhjetor, kur treguesi ishte 7,4%.

Inflacioni mbetet i lartë sidomos tek ushqimet, 13,3% më të shtrenjta se janari i kaluar. Ndikimi më i madh në këtë grup vjen nga shtrenjtimi i mishit, qumështit dhe bulmetit.

Edhe grupmallra të tjerë si veshjet, mobilimi, baret, restorantet, hotelet, argëtimi dhe shërbimet e tjera vazhdojnë ta mbajnë nivelin e përgjithshëm të çmimeve mbi inflacionin e shëndetshëm, i cili nuk duhet të jetë mbi 3%.

Nga ana tjetër stabilizimi i çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike, përtej pasigurive që prodhon kriza e luftës dhe prodhimit të këtyre mallrave jetikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026