Ushtari i parë rus do të dalë në gjyq për vrasjen e një ukrainasi

11 Maj 2022 | 20:35

Ukraina ka njoftuar rastin e parë të një ushtari rus që do të dalë në gjyq për vdekjen e një 62-vjeçari në rajonin Sumy të Ukrainës, sipas një deklarate të publikuar nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të vendit të mërkurën.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se ka ngritur një aktakuzë kundër Vadim Shishimarin, komandant i njësisë ushtarake 32010 të Divizionit të 4-të të Tankeve Kantemirov të rajonit të Moskës, raporton CNN.

Hetimi pretendon se 21-vjeçari rus vrau një banor 62-vjeçar të paarmatosur, i cili po ngiste një biçikletë përgjatë rrugës në fshatin Chupakhivka në rajonin e Sumy më 28 shkurt.

Sipas deklaratës, forcat ruse hynë në fshat me një makinë të vjedhur me rrota të shpuara.

Gjatë rrugës, ata panë një burrë që kthehej në shtëpi dhe po fliste në telefon, sipas deklaratës. Një nga rusët urdhëroi një rreshter të vriste një civil në mënyrë që ai të mos i raportonte ushtrisë ukrainase. Shishimarin qëlloi në kokë me kallashnikov 62-vjecarin, pretendojnë prokurorët.

“Shishimarin është aktualisht në paraburgim. Prokurorët dhe hetuesit e SBU kanë mbledhur prova të mjaftueshme për përfshirjen e tij në shkeljen e ligjeve të luftës dhe vrasje me paramendim.

Ai rrezikon dënimin nga 15 vjet burg deri në burgim të përjetshëm”, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova në një deklaratë në Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026